Arrestohet i dyshuari për vrasjen e një 78-vjeçareje dhe vjedhje të rënda

Më 13.02.2026 në ora 19:30, në fshatin Dragomancë, komuna e Staro Nagoriçanit, zyrtarë policorë nga Njësia Policore e Staro Nagoriçanit e kanë privuar nga liria T.B. (25) nga fshati Malotinë, komuna e Staro Nagoriçanit, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Ai dyshohet se më 12.02.2026, në shtëpinë e saj, e ka sulmuar fizikisht dhe e ka mbytur me jastëk M.S. (78) nga fshati Çellopek, komuna e Staro Nagoriçanit, pas çka ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Gjithashtu, ai dyshohet se ka kryer disa vepra penale “vjedhje e rëndë” në disa fshatra në territorin e komunës së Staro Nagoriçanit.

Është njoftuar prokurori publik dhe personi është mbajtur në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button