Arrestohet 68-vjeçari nga Strumica, kapet me kokainë

Sektori për Punë të Brendshme në Strumicë ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë kundër një personi me inicialet B.P. (68) nga Strumica, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe vendosje në qarkullim e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Sipas informacioneve, më 2 prill 2026 në Strumicë, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë kanë kryer kontroll ndaj personit dhe një veture me targa të Strumicës që ai e drejtonte. Gjatë kontrollit janë gjetur paketime me rreth 50 gramë kokainë.
Pas zbulimit të drogës, personi është ndaluar në stacionin policor në Strumicë, ndërsa me propozim të një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë, është nxjerrë para gjyqtarit të Gjykatës Themelore Strumicë. Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Institucionet po vazhdojnë procedurën për zbardhjen e plotë të rastit.



