Arrestohet 52-vjeçari pasi u kap duke vozitur nën ndikimin e alkoolit

Një 52-vjeçar nga Staro Nagoriçane u arrestua dje pasi policia konstatoi se po voziste nën ndikimin e alkoolit.
“Më 14.11.2025, në orën 15:54, në fshatin Pelince, komuna e Staro Nagoriçanes, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë – Zyra policore Staro Nagoriçane e privuan nga liria N.A. (52) nga i njëjti fshat”, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.
Siç sqarojnë nga policia, gjatë kontrollit të komunikacionit, zyrtarët policorë ndaluan automjetin “Volkswagen Tiguan” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga N.A., dhe konstatuan se ai ishte nën ndikim të alkoolit – atij iu matën 1.77 promilë alkool në gjak.



