Arrestohet 46-vjeçari nga rajoni i Vallandovës, drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit

Dje, në orën 13:06, në fshatin Josifovë të rajonit të Vallandovës, zyrtarë policorë nga SPB Vallandovë e privuan nga liria 46-vjeçarin G.K. nga fshati Josifovë.
Gjatë një kontrolli në komunikacion në fshatin Josifovë, është ndalur një automjet pasagjerësh “Volkswagen Passat” me targa të Vallandovës, të cilin e drejtonte i dyshuari. Pas masave të ndërmarra, është konstatuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, respektivisht i janë matur 2,28 promilë alkool në gjak.
Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë dhe, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.



