Arrestohet 34-vjeçari nga Gostivari, dyshohet se ka vrarë babanë e tij

Një 34-vjeçar nga Gostivari është arrestuar në orët e para të mëngjesit, pasi dyshohet se ka vrarë babanë e tij 63-vjeçar.

Sipas MPB-së, rasti është raportuar rreth orës 01:30, ndërsa viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpi me lëndime në kokë. Fillimisht, i dyshuari kishte deklaruar se babai kishte vdekur nga një rënie një ditë më parë, por rasti nuk ishte raportuar.

“Më 31.03.2026, në ora 01:50 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit e kanë privuar nga liria M.D. (34) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vrasje””, njoftuan nga MPB.

Nga MPB theksuan se zyrtarët policorë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në shtëpi është gjetur i pajetë K.D. (63) nga Gostivari, me lëndime të dukshme dhe gjurmë dhune në pjesën e kokës. Për shkak të dyshimit se bëhet fjalë për vrasje, është privuar nga liria djali i tij.

Me urdhër të Prokurorit Publik, po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button