Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit

Ndeshja ndërmjet Struga Trim Lum dhe Gostivarit pati edhe një “pjesë të tretë”. Pas përfundimit të ndeshjes së javës së 28-të të LPFM-së, pranë liqenit ndodhi një përplasje mes futbollistëve të të dyja skuadrave.
Klubi i futbollit Gostivari sonte njoftoi se tre futbollistë dhe një anëtar i stafit teknik janë ndaluar nga policia e Strugës.
“Tre nga futbollistët tanë dhe një anëtar i stafit janë ndaluar në stacionin e policisë në Strugë tashmë për 5 orë. Nuk u lejohet të takohen as me bashkëshortet e tyre, as me bashkëlojtarët. Menaxhmenti i ekipit dhe drejtori ynë sportiv po presin për orë të tëra në të ftohtë përpara stacionit të policisë, duke kërkuar të marrin ndonjë informacion për lojtarët”, njoftoi klubi.