Arrestohen gjashtë persona për gjueti të paligjshme në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar gjashtë gjuetarë për gjueti të paligjshme në rrethinë e Prilepit. Ndaj tyre do të paraqitet kallëzim penal.

“Në rrugën Vitolishtë-Prilep, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Staravinë i privuan nga liria S.A. (46), H.J.J. (48), P.T. (46) dhe një 16-vjeçar, të gjithë nga Suedia, si dhe D.M. (76) nga Kavadari dhe K.M. (66) nga Prilepi, nën dyshimin për kryerje të veprës vepre penale sipas nenit 228 të Kodit Penal – gjueti e paligjshme“, raporton Policia.

Në veturën me targa suedez të 46vjeçarit S.A. u gjetën gjashtë pushkë gjuetie.(portalb)

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button