Arrestohen dy persona në Tetovë që sulmuan policët, te njëri u gjet marihuanë

Dy persona në Tetovë janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht oficerë policie, ndërsa te njëri prej tyre është gjetur marihuanë.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, natën e kaluar (24.10.2025) rreth orës 00:30, në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar M.L. (33) dhe H.Sh. (24), të dy nga Tetova, sepse kanë sulmuar fizikisht oficerët e policisë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe sepse gjatë kontrollit te M.L. është gjetur marihuanë.

Më pas, në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të M.L., me lejen e tij, është kryer bastisje ku është gjetur sasi shtesë marihuane.

Të dy personat janë ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse penale për shkelje të nenit 215 dhe nenit 383 të Kodit Penal, njofton MPB-ja.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button