Arrestohen dy persona në Kumanovë dhe Tetovë për zjarrvënie

Dje (14.08.2025), në orën 18:30, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar S.S. (57) nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “shkaktim rreziku të përgjithshëm”. Konkretisht, në lagjen Rajkova Kuqë drejt fshatit Nikulski Pat, ai kishte shkaktuar zjarr, me ç’rast janë djegur bar i thatë, një automjet pasagjerësh “Audi”, një shtëpi e braktisur dhe disa ara.

Gjithashtu, në orën 20:00, në vendin e quajtur Brest, në territorin e fshatit Çellopek, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Zherovjan kanë arrestuar I.M. (41) nga fshati Çellopek, për shkak të dyshimit të bazuar për ndezje zjarri qëllimisht.

Po merren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të ndiqet procedura përkatëse.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button