Arrestohen dy banorë të Gërçecit, menjëherë dërgohen në burg

Më 02.01.2025, rreth orës 02:00, zyrtarët policorë nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Njësia e Kërkimeve dhe SPB Tetovë në Tetovë i privuan nga liria E.Z. (24) nga fshati Gërçec, rajoni i Shkupit, dhe A.O. (24) nga fshati Gërçec, rajoni i Shkupit, të cilët ishin kërkuar me urdhër-arrest nga Gjykata Themelore Shkup 1 për shkak të arratisjes nga Qendra Korrektuese-Burg në Shkup.

E.Z. është dënuar me pesë vite burg për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 215, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, ndërsa A.O. është dënuar me tre vite burg për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 215, paragrafi 1 të Kodit Penal. Personat do të dorëzohen në institucionin korrektues përkatës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button