Arratisje e organizuar nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Pesë të burgosur, në mesin e tyre edhe më i rrezikshmi, Mark Cameron Roscaleer, kanë ikur nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali. Sky News ka raportuar të dielën se arratisja e organizuar ka ndodhur të shtunën nga burgu Vale de Judues, që ndodhet 70 kilometra në veri të Lisbonës.

Burrat e moshës mes 33 dhe 61 vjeç u ndihmuan nga jashtë nëpërmjet shkallëve për të kapërcyer murin, derisa të njëjtit po vuanin dënimin për rrëmbim dhe grabitje.

39-vjeçari Roscaleer, është konsideruar nga autoritetet si person me rrezikshmëri të lartë, derisa iu kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin kontaktet me të, në rast se e shohin.

“Ata arritën të hidhnin një rrjetë pasi s’ka roje për të parë perimetrin. E vunë shkallën pas murit dhe prej andej, me një litar të punuar me dorë, u ngjitën mbi mur”, thuhet në njoftimin e Frederico Moraisit, udhëheqës i Unionit Kombëtar të Gardianëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button