Aro Muriç: Viti më i mirë në karrierë, gjithmonë do ta mbrojmë vendin tonë

Aro Muriçi ka përjetuar një vit të jashtëzakonshëm në 2024, duke shënuar një kulm të ri në karrierën e tij si portier. Pasi bëri debutimin e tij të shumëpritur në elitën e futbollit anglez me fanellën e Barnlit, Muriçi tregoi aftësitë e tij të jashtëzakonshme në kampionatin më të fortë në botë edhe në pjesën e dytë të vitit me fanellën e Ipsuiçit.
“Ka qenë një vit i mirë, ndoshta një nga më të mirët e mi deri tani, por nuk jam i sigurt sepse besoj se vite edhe më të mira do të vijnë. Të luaj në ligën më të mirë në botë dhe të përfaqësoj vendin tim është një kënaqësi e madhe për mua”, vazhdon Aro.

“Nuk kam ndonjë ndeshje të preferuar specifike, të gjitha ato që i kam bërë më pëlqejnë. Trajneri ka qenë i mrekullueshëm me mua dhe i gjithë stafi gjithashtu gjatë gjithë kohës që kam jam këtu tek Ipsuiç,” vazhdoi më tutje Muriçi.

Reprezentuesi kosovar foli edhe për vitin 2024 me fanellën e Kosovës, duke thënë se ka qenë një fillim i vështirë, por që do t’i arrijnë qëllimet.

“Sa i përket Kombëtares së Kosovës, mendoj se ishte një fillim i vështirë, por siç thashë, do të arrijmë qëllimet tona nëse të gjithë angazhohen, dhe me angazhime nënkuptoj përkushtimin në fushën e blertë.

Në Rumani nuk ka ndodhur asgjë e veçantë, ndodhi ashtu siç pritej. E rëndësishme është që ne nuk do ta lejojmë kurrë askënd mos të na respektojnë shtetin tonë, pavarësisht se cilat janë pasojat”, tha Aro.
“Dardanët” do t’i zhvillojnë dy ndeshje të rëndësishme ndaj Islandës për t’u ngritur në Ligën B të Ligës së Kombeve.

“Kemi një kundërshtar të vështirë që duhet respektuar. Gjithsesi ne jemi Kosova, kemi shumë kualitet në radhët tona dhe duhet të fitojmë për të kaluar në Ligën B”, vazhdoi tutje Aro Muric.

I pyetur nëse Kosova ka gjasa të shkoj në Botërorë nga grupi ku është edhe Suedia e Sllovenia dhe ta lënë Zvicrën në shtëpi, ai thotë se do të bëjnë gjithçka për këtë.

“Sigurisht se mund t’i lëmë në shtëpi. Kemi treguar në ndeshjet e fundit kundër tyre dhe është mirë që nuk jemi mposhtur. Kështu do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur të njëjtin ritëm dhe ta dërgojmë vendin tonë në Botërorë”, tha Aro.
Për fund, Aro thotë se objektivi i tij në vitin 2025 shtë të vazhdoj tëpunojë dhe të përmirësohet në çdo aspekt.

“Thjesht dua të punoj për veten time dhe të përmirësohem në çdo aspekt të mundshëm çdo ditë”, përfundoi Aro Muric në intervistën për “Telegrafin”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button