Argjentinë, 20 të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë agrokimike

Sipas informacioneve të para, 20 persona janë plagosur nga një shpërthim që ndodhi në zonën industriale në qytetin Ezeiza në Argjentinë, transmeton Anadolu.

Mediat lokale raportojnë se një seri shpërthimesh, shkaku i të cilëve ende mbetet i paqartë, ndodhi në zonën industriale Carlos Spegazzini të qytetit, përkatësisht në një fabrikë agrokimike.

Shumë ekipe zjarrfikëse u dërguan në vendngjarje, ndërkohë autoritetet njoftuan se zjarri i shkaktuar nga shpërthimi ende nuk është nën kontroll dhe flakët arritën mbi 20 metra lartësi.

Shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur në një depo të një kompanie të kimikateve bujqësore.

Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale tregojnë se flakët përhapeshin me shpejtësi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button