Ardian Ismajli, zgjidhja më e përshtatshme e Napolit për mbrojtjen
Dëmtimi i Buongiorno-s e ka bërë emergjent për Napolin nënshkrimin me një mbrojtës qendror për të zgjeruar alternativat në dispozicion të Antonio Contes.
Buxheti që ka drejtori sportiv Manna për të blerë atë që është e nevojshme, megjithatë, nuk do të jetë në përputhje me atë të verës, prandaj emri i Ismajlit duket të jetë i duhuri, shumë më tepër se ai i Skriniar, jashtë zgjedhjeve të PSG, por me kosto të papërballueshme për arkat e një klubi italian.
Për një afrim praktikisht të sigurt në mbrojtje, nuk duket se ka siguri të tjera sa i përket tregut të Napolit.
Në mesfushë duhet një alternativë për krahun e majtë, pasi Spinazzola ka prirjen për t’u larguar.
Emri që mund të përmendet është ai i Cristiano Biraghi-t, që është në marrëdhënie të tensionuara me Fiorentinën pasi humbi vendin si titullar me ardhjen e Palladino-s.
Marrëdhëniet e mira me agjentin e tij mund të lehtësojnë kalimin te Napoli.
Dhe nëse largohet Raspadori, mund të vijë një mesfushor ofensiv, një operacion që duket më shumë për të ardhmen sesa për të tashmen, pasi McTominay është bërë i domosdoshëm dhe pozita e tij si titullar nuk është aspak e diskutueshme, duke pasur parasysh që Napoli do të ketë vetëm një kompeticion deri në fund të sezonit, duke përfshirë përjashtimin nga ‘Coppa Italia’.