Ardhja e mërgimtarëve! Rritet fluksi i automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanoc

Me afrimin e festave të fundvitit kanë filluar dhe pushimet dimërore në vendet evropiane, ku ka mërgimtarë të shumtë nga Maqedonia e Veriut.
Për pasojë, në orët e mëngjesit të 21 dhjetorit, në pikën kufitare “Tabanoc”, gjatë hyrjes nga Serbia në Maqedoni të Veriut dhe anasjelltas janë vërejtur një numër i madh i automjeteve dhe autobusëve.
Nga LAMM njoftojnë se komunikacioni po zhvillohet pa probleme, në kushte dimërore.
Ata bëjnë apel për përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.