Arben Taravari merr mbështetjen e djalit të Arbën Xhaferit dhe Feta Halimit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, dhe kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari, ka njoftuar se ka marrë mbështetje nga djali i Arbën Xhaferi dhe Feta Halimi.
“Jam i lumtur që sot publikisht të kem mbështetjen e Ilir Xhaferit, djalin e mikut tim të paharruar dhe Udhëheqësit Tonë Shpirtëror dhe Ideologjik Arbën Xhaferi!
Po ashtu jam i lumtur që me ne është edhe Feta Halimi, miku besnik që nuk ndërron dhe nuk harron.
NDRYSHIMI FILLOI!”, ka shkruar Taravari.
Ndryshe Arben Taravari, sot shpalosi edhe programin e tij presidencial i cili bazohet në katër shtylla, Maqedonia e Veriut e integrintegruar në rajon dhe Evropë, Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë, shteti i së drejtës dhe demokracia konsensuale.



