Arben Taravari me thirrje drejt BFI-së: Le ta mendojnë, më 9 maj ka Qeveri të re dhe do të përgjigjen

Arben Taravari nga opozita shqiptare VLEN ka akuzuar sot BDI-në për presione ndaj bizneseve. Po ashtu, Taravari, ka deklaruar se Bashkësia Fetare Islame në Gostivar ka hapur shtab të BDI-së në kuadër të hapësirave të saj.
“Me gjithë këto mekanizma që i përdor BDI-ja dhe me gjithë këto para që i ka, me gjithë këto institucione, unë prej këtu do të kisha bërë një apel deri te Policia në Gostivar, posaçërisht në fshatin Çegran, por edhe institucioneve të tjera të cilat u bëjnë presion bizneseve. I kemi me emra dhe mbiemra. I kemi edhe “skrin shote”. Le ta mendojnë se më 9 maj do të kemi Qeveri të re dhe këto njerëz do të përgjigjen. Gjithashtu Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar do t’i kisha bërë një ftesë speciale, sepse kanë bërë shtab në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, shtab i cili punon special për BDI-në”, tha Taravari.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button