Arben Taravari kandidat i LEN-it për president

Opozita shqiptare ka zgjedhur kandidatin me të cilin do të garojë për zgjedhjet presidenciale.
Për të parin e shtetit, opozita ka propozuar që kandidat të jetë Arben Taravari.
Taravarit kjo ftesë i ishte shtruar ditë më parë, si një figurë që do të barte ndryshimin e nisur, siç thoshin nga Lidhja Evropiane për Ndryshim, e cila së fundi përfshiu në të edhe vetë kreun e Aleancës për Shqiptarët Taravari.
Këto lëvizje erdhën pasi Taravari shprehu publikisht qëndrimin e tij që të mbështeste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare opozitën shqiptare.
Zyrtarizimi i emrit të Taravarit pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme. /Alfax.mk



