Arben Fetai sot me strukturat partiake… “i çoi selam” Taravarit

Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët në konferencë për media ju drejtua aktivistëve të ASH-së, duke thënë se kjo parti nuk është thjeshtë një parti, por një mision që ka qëllimin përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Fetai tha se ata nuk dorëzohen përballë pazareve të natës dhe nuk lejojnë që vota e qytetarëve të kontrabandohet.
“Vazhdojmë të punojmë aty ku merren vendime dhe bëhen ndryshime”, tha Arben Fetai.
Ai tha se ata nuk janë për interesa personale por për të shndërruar premtimet në rezultate.
“Dezertimi për të kthyer ata që degraduan çdo vlerë në shtet nuk do të ndodh”, tha më tej Fetai.
Arben Fetai tha se Qeveria është e përkushtuar në reforma dhe ASH ka rol kyçe në këtë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button