Aragchi: Irani i përkushtuar ndaj armëpushimit gjithëpërfshirës – jo të përkohshëm

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka biseduar me homologun e tij iranian, Abbas Aragchi.

Sipas përkthimit nga mediat shtetërore kineze, Aragchi i ka thënë Yi-t: “Irani është i përkushtuar ndaj një armëpushimi gjithëpërfshirës, jo vetëm një të përkohshëm”.

Ai gjithashtu ka sqaruar se “Hormuzi është i hapur për të gjithë dhe anijet mund të kalojnë në mënyrë të sigurt, por vendet që aktualisht janë në luftë nuk po merren parasysh”.
Në përmbledhjen e bisedës që ofruan mediat shtetërore thuhet se Yi theksoi: “Të bisedosh është gjithmonë më mirë se të luftosh” dhe bëri thirrje që të gjitha palët të “përfitojnë çdo mundësi dhe dritare për paqe dhe të nisin sa më shpejt procesin e paqes”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button