Arabia Saudite, Franca, Norvegjia dhe Spanja nisin fushatë për mbledhjen e fondeve për Autoritetin Palestinez

Ndërsa ministri izraelit i Financave nga e djathta ekstreme, Bezalel Smotrich, ka mbajtur për katër muaj radhazi të ardhurat tatimore që Izraeli i mbledh në emër të Autoritetit Palestinez (AP), kjo e ka çuar organin palestinez që administron pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar në prag të kolapsit.

Parandalimi i kolapsit është “thelbësor për një të ardhme paqeje dhe sigurie në Lindjen e Mesme”, thanë Arabia Saudite, Franca, Norvegjia dhe Spanja në një letër drejtuar vendeve potenciale donatore që pritet të marrin pjesë javën e ardhshme në një konferencë në OKB për zgjidhjen me dy shtete, raporton The Times of Israel.

Pjesëmarrësit në konferencën e së hënës pritet të kërkojnë nga Izraeli që të lirojë fondet e AP-së. Por, duke parashikuar se Izraeli nuk do të tërhiqet, ata kanë vendosur një objektiv mbledhjeje prej 200 milionë dollarësh çdo muaj për gjashtë muaj, për të mbuluar shpenzimet operative të AP-së.

“Mungesa e financimit nuk mund të jetë shkaku i dështimit të Shtetit Palestinez dhe i destabilizimit të Lindjes së Mesme,” thuhej në letër.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button