Arabët rrëmbejnë tjetër Botëror futbolli
FIFA ka shpallur zyrtarisht Arabinë Saudite si mikpritëse të Kupës së Botës 2034.
Një takim i jashtëzakonshëm i kongresit të FIFA-s, i mbajtur të mërkurën, konfirmoi gjithashtu Marokun, Spanjën dhe Portugalinë si organizatorë të Kupës së Botës 2030, edhe me Uruguain, Argjentinën dhe Paraguajin.
Arabia Saudite do të bëhet vendi i dytë i Lindjes së Mesme që do të presë turneun pasi Katari e priti turneun në vitin 2022.
Ndeshje në 15 stadiume
Edicioni i vitit 2034 do të organizojë turneun e parë me 48 ekipe në një vend pritës.
Ndeshjet do të luhen në 15 stadiume në pesë qytete pritëse në Arabinë Saudite: Riad, Jeddah, Khobar, Abha dhe Neom.
Stadiumi “King Salman” me kapacitet 92,000 në Riad pritet të presë ndeshjet hapëse dhe finale kur të ndërtohet.
Kupa e ardhshme e Botës FIFA do të mbahet në vitin 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.