Aplikoi për certifikatë të martesës, djali i Stevço Jakimovskit mori certifikatë të vdekjes

Kryetari i Komunës së Karposhit dhe kandidati për president të RMV-së, Stevço Jakimovski, ka akuzuar institucionet në vend për funksionim të keq. Ai tha se djali dhe nusja e tij, në vend të certifikatës nga libri i të kurorëzuarve, kanë marrë certifikatë nga libri i personave të vdekur dhe dita e martesë së tyre është shënuar si dita e vdekjes së tyre.
Jakimovski e përmendi me emër dhe mbiemër zyrtaren që e ka lëshuar certifikatën dhe e ka akuzuar VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në për instalim të kuadrove të papërgjegjshëm në institucione.
Kryetari i Komunës së Karposhit dhe kandidati për president të RMV-së, Stevço Jakimovski, ka akuzuar institucionet në vend për funksionim të keq. Ai tha se djali dhe nusja e tij, në vend të certifikatës nga libri i të kurorëzuarve, kanë marrë certifikatë nga libri i personave të vdekur dhe dita e martesë së tyre është shënuar si dita e vdekjes së tyre.
Jakimovski e përmendi me emër dhe mbiemër zyrtaren që e ka lëshuar certifikatën dhe e ka akuzuar VMRO-në dhe LSDM-në për instalim të kuadrove të papërgjegjshëm në institucione.
“E gjithë administrata jonë është e mbushur me personelin e tyre dhe në varësi të pushtetit apo opozitës, shteti nuk i paguan dhe në fakt nuk paguan për personelin e tyre. Kjo është një arsye më shumë pse unë vazhdoj të kandidoj për president të Maqedonisë. Kanë mbetur pak politikanë të kohës së Titos që e dinë se si funksiononte shteti, gjithçka tjetër është rezultat i 20 fushatave dhe ngjitjes së afisheve”, tha Jakimovski.
Ai gjithashtu shtoi se djali dhe nusja e tij kanë kërkuar formularë ndërkombëtar, ndërsa u është dhënë formularë i thjeshtë.



