Apasiev “vulos” me këpucë amendamentet për Rregulloren e Kuvendit (VIDEO)

Në seancën e sotme parlamentare, deputeti i së Majtës, Dimitar Apasiev, i ka vulosur amendamentet me këpucën e tij dhe ia ka dorëzuar kryeparlamentarit Misovski, me qëllim, siç thekson, të demonstrojë një parodi të procesit.

Kjo ndodhi pas vërejtjes se 2.500 amendamente të së Majtës nuk u certifikuan dhe vetëm 12 prej tyre ishin të sakta.

“Këtu është procesi “Jean Monet”! Është e mrekullueshme! Evropian, me të gjitha standardet, me të gjitha standardet e kontrabandës së BDI-së. Dhe ju si shërbëtor i BDI-së keni bërë një punë të madhe. Nëse keni nevojë për një parodi të procesit – ja ku e keni”, tha ai.

Më herët në seancën e tensionuar të sotme në Kuvend nuk u pranuan amendamentet e Partisë së Majtë për ndryshime në Rregulloren e punës së Kuvendit, pas së cilës deputeti i Partisë së Majtë, Borislav Kërmov, theu kompjuterin dhe mikrofonat, ndërsa letrat fluturuan drejt nënkryetarit të legjislativit, Goran Misovski.

 

https://www.facebook.com/reel/1045941673401064 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button