Apasiev: Vjet festuam maqedonisht me Talatin, sivjet edhe shqip

Kreu i së Majtës dhe deputeti, Dimitar Apasiev, e ka komentuar festën e Ilindenit në Meçkin Kamen ku fjalimet e zyrtarëve ishin edhe në shqip.

“Vitin e kaluar kam qenë në Meçkin Kamen. Talati mbajti një fjalim. Gjithçka ishte në MAQEDONISHT.

Këtë vit, Micko mbajti një fjalim. Gjithçka ishte në dy gjuhë.

Votoni sërish jeniçerin, rilindasin vmroid. Për një grusht privilegje nuk e sheh që vendi ynë është bërë FEDERATË!

p.s. Edhe një herë, o njerëz, mos harroni – vetëm KRAHU I MAJTË është shtetformues!”, ka shkruar Apasiev në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button