Anulim i vogël i avio-kompanive

Një pjesë e avio kompanive do të anulojnë një pjesë të vogël të fluturimeve nga Aeroporti i Shkupit për shkak të problemeve me motorët e avionëve. Përskaj Viz Er, shkurtime të vogla ka njoftuar edhe Lufthansa. Kompania Viz Er po vazhdon të luftojë me ndalimin e pjesshëm të avionëve të saj si rezultat i problemeve të motorit Prat dhe Vitni në avionët e gjeneratës së re, duke e detyruar linjën ajrore të anulojë përkohësisht dhjetëra linja gjatë sezonit veror 2024, i cili fillon më 31 mars, dhe të reduktojë frekuencat e planifikuara në të gjithë rrjetin e saj.

Ndotja mikroskopike e gjetur brenda llojeve të caktuara të motorëve kërkon që linja ajrore të nxjerrë avionin jashtë shërbimit dhe të çmontojë motorin në mënyrë që çështja të zgjidhet. Procesi zakonisht zgjat deri në dyzet ditë për motor, ku transportuesi vlerëson se procedura do të zgjasë gjatë tetëmbëdhjetë muajve të ardhshëm. Edhe pse linja ajrore ka filluar të marrë kompensim nga prodhuesi i motorit, rreth 45 avionë janë aktualisht të ndaluar, ndërsa dërgesat e reja nuk do të jenë në gjendje të zbusin ndikimin. Si rezultat, baza e Viz Air në Shkup do të operojë me pesë, në vend të gjashtë avionëve këtë verë. Viz Air do të anulojë përkohësisht fluturimet e saj nga Shkupi në Luksemburg, të nisura në fund të vitit të kaluar dhe disa fluturime të tjera në rajon. Sidoqoftë, reduktimet e frekuencës nuk janë aq të rënda kur krahasohen me verën e vitit 2023 dhe kryesisht reflektojnë një divergjencë në rritjen e planifikuar të fluturimeve që kompania duhet të zbatonte këtë vit. Linja ajrore do të vazhdojë me prezantimin e shërbimit të saj të ri tre javor midis Shkupit dhe Salzburgut, të cilin po e lëshon në përgjigje të një tenderi shtetëror që fitoi për futjen e linjave të reja nga Maqedonia.

Edhe kompani të tjera që fluturojnë nga Shkupi dhe anasjelltas kanë njoftuar për reduktim të caktuar të fluturimeve të tyre.

Linja ajrore rumune “Lufthansa” do të zvogëlojë numrin e fluturimeve në mes të Shkupit dhe Frankfurtit, si dhe drejt destinacioneve të tjera në rajon, për shkak të problemeve me motorët e një pjese të flotës së Airbus, gjë që ndikon në orarin e saj të fluturimeve në distanca të mesme. Kompania tha se po anulonte ose zvogëlonte planet e saj fillestare për të zgjeruar operacionet në tregjet në të gjithë ish-Jugosllavinë.

Përveç Shkupit, disa shërbime janë reduktuar edhe në aeroportet e tjera rajonale.Linja ajrore midis Shkupit dhe Frankfurtit, e cila u prezantua vitin e kaluar, nga maji do të reduktohet në tetë fluturime në javë në vend të dhjetë rotacioneve aktuale javore.

Lufthansa po redukton përkohësisht operacionet e saj midis Frankfurtit dhe Shkupit në mars, pasi transportuesi është i detyruar të ul avionët me problemet e motorit Prat dhe Vitni në avionët e gjeneratës së re. Duke filluar nga 1 marsi, Lufthansa planifikon të mbajë midis pesë dhe nëntë shërbime javore midis dy qyteteve. Operacionet do të kthehen në dhjetë në javë në prill, pas së cilës ato do të reduktohen në nëntë në javë për pjesën e mbetur të sezonit veror 2024. Në total, rreth 100 fluturime javore do të ndërpriten në sezonin e verës pasi 64 avionë në grupin Lufthansa janë prekur nga problemet e motorit. Janë të mundshme edhe ndryshime shtesë të orarit të fluturimeve kumtuan nga kompania gjermane. (koha.mk)

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button