Antikorrupsioni në bazë të një denoncimi anonim, hap lëndë për kreun e ASK-së

Komisioni për anti-korrupsionin në bazë të një denoncimi anonim ka hapur lëndë mbi procedurën për emërimin e Bojan Hristovskit në cilësinë e drejtorit të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare. Kryetarja e anti-korrupsionit ka deklaruar se lënda është formuar në kohë dhe i është ndarë njërit nga anëtarët e komisionit.

Në denoncimin anonim janë potencuar arsyet pse sipas denoncuesit Hristovski si drejtor i ASK-së bie në kundërshtim me Ligjin e ASK-së, përkatësisht aktiviteti i tij politik deri pak kohë para se të emërohet për drejtor. Shkarkimin e tij prej sa ditësh e kërkon opozita, ndërsa pushteti e ka mbrojtur emërimin e tij me idenë se ai është larguar padrejtësisht nga ish DSK-ja dhe se me vendim gjyqësor është kthyer në vendin e tij të punës. Për politizimin dhe keqpërdorimin e institucioneve të sigurisë nga strukturat e pushtetit të kaluar, kryeministri Hirstijan Mickoski tashmë disa ditë paralajmëron përgjegjësi penale. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button