Anti-korrupsioni hap lëndë për rastin me tenderët në Ministrinë për Transformim Digjital

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të përcaktojë nëse ka konflikt interesi në rastin e tenderëve pranë Ministrisë së Transformimit Digjital.

“Gjatë ditës së djeshme, pas raportimeve të mediave, Komisioni Kundër Korrupsionit ka hapur rast me iniciativë dhe do të vazhdojë të konstatojë nëse ka konflikt interesi”, kanë thënë shkurt nga KSHPK.

LSDM-ja opozitare të hënën akuzoi ministrin Stefan Andonovski për konflikt interesi, nepotizëm dhe dyshime për korrupsion në lidhje me dy prokurimet publike në vlerë prej 50 mijë euro që i ishin dhënë një kompanie në pronësi të bashkëshortit të sekretarit shtetëror në atë ministri.

Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski të hënën në një konferencë për media i hodhi poshtë akuzat e LSDM-së për konflikt interesi, duke shtuar se Ministria është e përkushtuar për transparencë, llogaridhënie dhe ligjshmëri në punën e saj.

Andonovski tha se Sekretarja Shtetërore në ministri nuk merr pjesë në asnjë procedurë të prokurimit publik, në asnjë fazë dhe angazhimi i saj është në operacionet administrative dhe buxhetore të Ministrisë, prandaj nuk ka vend për konflikt interesi apo ndikim në procedurë nga ana e saj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button