Anketa e Stratum: Izet Mexhiti kryeson bindshëm në Çair me 48%

Sipas një ankete të realizuar nga agjencia Stratum, kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, prin bindshëm me 48% të mbështetjes, ndërsa kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, renditet i dyti me 38%.
Anketa është realizuar përmes 509 intervistave të drejtpërdrejta me banorët e Komunës së Çairit, të përzgjedhur sipas metodës së kuotimit bazuar në vendbanim (bashkësi lokale) gjatë periudhës 29 shtator – 3 tetor 2025.
Rezultatet tregojnë një epërsi të qëndrueshme të Mexhitit në prag të zgjedhjeve lokale, duke konfirmuar se ai ruan një bazë të fortë elektorale në Çair, komunë ku për vite me radhë ka qenë figura dominuese politike.