Anija e dytë e mallrave brenda disa orëve goditet nga një “projektil i panjohur” në Ngushticën e Hormuzit

Një anije mallrash u godit nga “një projektil i panjohur” në Ngushticën e Hormuzit në orët e para të së mërkurës, duke shënuar incidentin e dytë të tillë brenda disa orësh në një nga rrugët më kritike detare në botë, njoftoi Autoriteti i Operacioneve Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), transmeton Anadolu.

UKMTO tha se ka marrë një raport se një anije mallrash me ngarkesë të përgjithshme u godit nga një projektil i paidentifikuar rreth 50 milje detare në veriperëndim të Dubait.

Kapiteni i anijes ka raportuar incidentin në qendrën britanike për monitorimin e sigurisë detare.

Sipas njoftimit, nuk ka raportime për dëme mjedisore, ndërsa ekuipazhi është i sigurt dhe i paprekur.

Autoritetet kanë nisur një hetim, ndërsa anijet që kalojnë në këtë zonë janë këshilluar të lundrojnë me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

Ky incident vjen pas një raporti tjetër më herët gjatë ditës për një anije mallrash që u godit nga një projektil i panjohur në të njëjtën rrugë ujore strategjike.

Nga Ngushtica e Hormuzit transportohen rreth 20 milionë fuçi naftë çdo ditë. Mbyllja e saj ka rritur tashmë çmimet e naftës, që nga sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit që nisën më 28 shkurt.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button