Angellov: Shkaku i zjarrit në Bllacë mund të jetë mbetja e cigares

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov tha se me shumë gjasa, zjarri në rajonin e Bllacës dhe Çuçer Sandevës ka nisur nga mbetjet e cigares. Angellov nuk e përjashton mundësinë që zjarri të jetë ndezur edhe qëllimisht.
“Në lidhje me shkaqet, mëngjesin e sotëm unë publikova që shkak mund të jetë mbetja e cigares. Sepse dje isha në vendngjarje ja të themi 20 minuta pas shfaqjes së zjarrit, edhe pse këtë nuk e publikova. Zjarri ka nisur, nga ajo që mund ta shihja, për fat të keq tashmë 5 vjet i shoh këto punë, përgjatë rrugës magjistrale drejt pikës kufitare “Bllacë”, dhe me shumë gjasa është ose mbetje e cigares, ose ndezje e qëllimshme, nuk mund ta përjashtojmë as atë mundësi, dhe lëvizte lart drejt malit”, tha Angellov.