Andonovski: Prej sot certifikatat e lindjes, vdekjes dhe të kurorëzimit do të mund të merren online

Për certifikatë të lindjes, certifikatë të vdekjes, certifikatë martese ose certifikatë të gjendjes civile të lirë, qytetarët nuk kanë nevojë të paraqiten fare në sportelin e Zyrës së Regjistrimit Civil.

Ministri i Transformimit Dixhital Stefan Andonovski, sot në konferencë për shtyp tha se procedura për këto dokumente është dixhitalizuar plotësisht.

“Sa i përket shërbimeve të Zyrës së Regjistrimit Civil, që nga sot, ato janë migruar plotësisht në portalin kombëtar uslugi.gov.mk, gjë që do të përshpejtojë përdorimin e tyre dhe janë plotësisht dixhitale, ndryshe nga më parë. Kjo do të thotë që certifikatat e lindjes, certifikatat e martesës, certifikatat e vdekjes dhe shërbimi i ri i certifikatës së gjendjes civile të lirë, tani janë plotësisht të disponueshme në portal dhe me disa klikime, qytetarët mund t’i marrin këto shërbime. Kjo do të thotë efikasitet më i madh i Zyrës së Regjistrimit Civil dhe kontroll më i madh nga ne si Ministri përkatëse mbi ritmin e lëshimit të këtyre dokumenteve”, tha ministri Andonovski.

Së bashku me Drejtorin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, ai sot promovoi katër shërbime të reja në portalin uslugi.gov.mk.

“Për personat juridikë, për herë të parë është mundësuar një shërbim elektronik për lëshimin e certifikatës së kontributeve të paguara për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, plotësisht dixhital dhe i disponueshëm në çdo kohë. Individët, nga ana tjetër, mund të marrin elektronikisht certifikatë për regjistrim dhe çregjistrim në sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, certifikatë për person të siguruar ose të pasiguruar dhe kontribute të paguara, si dhe certifikatë për kompensim të pagës së paguar gjatë paaftësisë së përkohshme për punë”, tha Andonovski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button