Andonovski: Inteligjenca artificiale nuk do t’i zëvendësojë njerëzit, por njerëzit që e përdorin do t’i zëvendësojnë ata që nuk e përdorin

“Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë administratën publike por assesi nuk mund të zëvendësojë punonjësit, respektivisht faktorin njeri në kryerjen e obligimeve në administratë”, tha ministri i transformimit digjital Stefan Andonovski derisa në Kuvend u prezantua raporti i Entit Shtetëror për Revizion për gatishmërinë e sektorit publik për zbatimin e inteligjencës artificiale.
“Ajo ndihmon që punët të kryhen më shpejtë, më efikase dhe më me saktësi, analizat të bëhen më shpejtë dhe njerëzit të përgatiten më shpejtë por në asnjë rast nuk mund të flasim se mund të zëvendësojë të punësuar. Ministri i inteligjencës artificiale në Shqipëri është një hap i gabuar sepse qytetarët votojnë për dikë që ka gjykim vlerësues, që ka profil politik, i cili duhet të sjellë vendime. Ende mendoj se njerëzit duhet ti udhëheqin këto procese veçanërisht në politikë”, deklaroi Stefan Andonovski.
I pari i Revizionit, Maksim Acevski me vërejtje se janë harxhuar miliona euro por implementimi është i dobët.
“Janë investuar diku 6,1 milion euro për 48 projekte për inteligjencë artificiale por fatkeqësisht nuk janë implementuar në sektorin publik. Bëhet fjalë për projekte që janë dhënë periudhën e kaluar. Për këto të holla janë punuar disa projekte por nevojitet edhe implementim praktik në sektorin publik”, tha Maksim Acevski, drejtor i ESHR.
Deputetja Dragana Bojkovska nga VMRO-DPMNE tha se inteligjenca artificiale përdoret edhe në Kuvend, konkretisht në ueb faqen e Kuvendit. Qytetarët duke e vendosur linkun e seancës, mund të kërkojnë dhe të pyesin nëse është diskutuar për ndonjë temë të caktuar, kush ka diskutuar dhe në cilën minutë ka diskutuar mbi atë temë.



