Amnistitë e Ivanovit: Avokati Naumovski e tërhoqi nismën
Vazhdon loja juridike me amnistitë e ish-presidentit të shtetit ,Gjorgje Ivanov për zyrtarët që ishin përfshirë nga hetimet e PSP-së dhe prokurorisë së rregullt.
Gjykata Supreme njoftoi se parashtruesi e ka tërhequr parashtresën që kjo gjykatë të mbajë qëndrim parimor për amnistitë e Ivanovit.
Qëndrimi parimor dhe mendimit juridik parimor janë kushte që Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg të diskutojë për amnistitë, e cila refuzoi kërkesat fillestare të Mijalkovit, Jankulloskës, Nikolla Gruevskit dhe zyrtarëve të tjerë që kërkuan që Strasburgu t’i njohë amnistitë e Ivanovit për ta.