Amir Elezi: Realizohet aksion për dhurimin vullnetar të gjakut

Drejtor i Institutit për Mjekësi të Transfuzionit Amir Elezi, ka njoftuar se në kuadër të strategjisë për promovimin e dhurimit vullnetar të gjakut.
“Në kuadër të strategjisë për promovimin e dhurimit vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, sot u realizua një aksion dhurimi gjaku, duke dhënë shembull konkret të solidaritetit dhe përgjegjësisë shoqërore.
Në këtë akt human u bashkuan ministri i Shëndetësisë z. Azir Aliu, zëvendësi i tij, drejtori i Inspektoratit Shëndetësor dhe Sanitar z. Kiril Lazov, si dhe të punësuar të Ministrisë, duke dëshmuar se dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë që shpëton jetë”, ka shkruar drejtori Elezi.



