Amir Elezi: Ne, tani po përballemi me trashëgiminë e keqe politike nga BDI-ja

Amir Elezi, Sekretar Gjeneral i AAA në një intervistë për Alsat-M ka folur për ngjarjet e fundit politike, duke komentuar edhe çështjen e gjuhës shqipe.

Ai ka sqaruar se shqipja në Maqedoninë e Veriut është gjuhë e përkthyer e asesi gjuhë zyrtare, pasi që shteti në komunikimin e brendshëm dhe ndërkombëtar flet vetëm në gjuhën maqedonase.

Për këtë fakt, nuk është fajtor VLEN-i, por BDI-ja.

“Është fakt se shteti në komunikimin e brendshëm dhe në komunikim ndërkombëtar flet vetëm në gjuhën maqedonase. Dhe nuk është VLEN-i përgjegjës për këtë. Ajo për të cilën ne mund të angazhohemi është që në të ardhmen ta arrijmë që ta përmirësojmë në suaza të mundësive dhe të kapaciteteve tona në kuadër të Qeverisë”, deklaroi Elezi.

Elezi, sqaroi se ato janë duke u angazhuar që shqipen ta vendosin aty ku duhet, mirëpo po përballen me trashëgiminë e keqe politike të lënë nga BDI-ja.

“Sigurisht se ne angazhohemi. Është pretendim maksimal i joni që të arrijmë që shqipen ta vendosim në suaza të një Ligji të veçantë. Mirëpo, ne tani po përballemi me reperkusionet dhe me trashëgiminë e keqe të lënë nga BDI-ja. Po mundohemi që dita-ditës ti rregullojmë disa çështje që janë lënë të hapura dhe që janë munduar të na shesin si arritje të mëdha kapitale të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Elezi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button