Amir Elezi merr detyrën si Drejtor i Institutit për Mjekësi Transfuzive

Amir Elezi nga Alternativa prej sot do të jetë drejtor i Institutit për Mjekësi Transfuzive. Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se do të punojë me përkushtim për të siguruar shërbime të sigurta, efikase dhe cilësore për të gjithë pacientët.

“Të nderuar miq dhe kolegë,
Kam kënaqësinë dhe privilegjin të ndaj me ju lajmin se kam marrë detyrën si Drejtor i Institutit për Mjekësi Transfuzive.
Përkushtimi im është të punoj ngushtë me ekipin tonë dhe me të gjithë bashkëpunëtorët për të siguruar shërbime të sigurta, efikase dhe cilësore për të gjithë pacientët.
Faleminderit të gjithëve dhe veçanërisht kryetarit të Alternativës z. Zeqirija Ibrahimi për mbështetjen dhe besimin.
Me respekt, D-r Amir Elezi”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button