Amir Elezi: Ka nisur java e dhurimit vullnetar të gjakut në Universitetin e Tetovës

Drejtor i Institutit për Mjekësi të Transfuzionit Amir Elezi, ka njoftuar se ka filluar java e dhurimit vullnetar të gjakut në Universitetin e Tetovës.
“Javën e dhurimit vullnetar të gjakut në Universitetin e Tetovës e filluam sot së bashku me studentët e Fakultetit të Mjekësisë.
Falënderojmë Parlamentin Studentor dhe strukturën akademike të universitetit për përkrahjen e kësaj iniciative humane.
Në ditët në vijim, aktiviteti do të vazhdojë edhe me dhurues nga fakultetet e tjera”, ka shkruar drejtori Elezi, përcjell Alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button