Ambasadorja Ageler: SHBA është këtu për t’ju mbështetur, jo për të ndërhyrë!

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler, thotë se SHBA-ja është partneri strategjik më i rëndësishmi për Maqedoninë e Veriut.
Ageler në një intervistë për Programin 200 në Alsat tha se qëllimi i Shteteve të Bashkuara është mbështetja dhe jo ndërhyrja në çështjet e brendshme të vendit. Ajo theksoi se është e neveritshme që te gjyqësori ka vetëm 2 për qind besim.
Gazetari: Kishim kryeministrin të thoshte se po bëhet praktikë që ambasadorët të ndërhyjnë në çështjet ndërkombëtare të shtetit tonë. A jeni dakord me këtë, që ju ndërhyni?, shkruan Zhurnal.mk.
“Shpresoj se ai nuk e kishte fjalën për mua. Dhe nuk është kurrë qëllimi ynë të ndërhyjmë. Gjithmonë ka qenë shpresa jonë për të mbështetur. Vendimet që merren në Këshillin Gjyqësor, apo sinqerisht, në çdo organ tjetër brenda gjyqësorit, janë vendime vetëm të drejtuesve të këtij vendi. Ne nuk themi se kush duhet të ulet në asnjë gjykatë. Ne nuk themi se kush duhet të jetë anëtar i asnjë këshilli. A është i përhapur korrupsioni brenda gjyqësorit? Po. Kur mbështetja dhe besimi i publikut ndaj gjyqësorit është 2 për qind, kjo është e neveritshme. Kjo është një aktakuzë e procesit”, tha Angela Ageler, ambasadorja amerikane.