Ambasadori palestinez në OKB kritikon komentet e Trampit: Vendi ynë dhe shtëpia jonë është Rripi i Gazës
Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, ka kritikuar komentet e Donald Trump se palestinezët duhet të zhvendosen përgjithmonë nga Gaza në një “zonë të bukur”.
“Për ata që duan të dërgojnë popullin palestinez në një ‘vend të bukur’, lejojini ata të kthehen në shtëpitë e tyre origjinale në atë që tani është Izraeli,” tha Mansour në konferencën për shtyp.
Populli palestinez dëshiron të rindërtojë Gazën sepse kjo është vendi ku ne i përkasim.
“Vendi ynë dhe shtëpia jonë është Rripi i Gazës ,” vazhdoi ai. “Është pjesë e Palestinës.
Populli palestinez bëri zgjedhjen për t’u kthyer në [Gaza] … Unë mendoj se ne duhet të respektojmë dëshirat e popullit palestinez.