Ambasadori izraelit përjashtohet nga takimi i Unionit Afrikan për gjenocidin në Ruandë

Ambasadori i Izraelit në Etiopi u përjashtua nga një konferencë në selinë e Bashkimit Afrikan (AU) në Addis Ababa, e cila përkujtonte 31-vjetorin e gjenocidit në Ruandë kundër Tutsive, thanë për AFP dy diplomatë.
Nuk është bërë menjëherë e qartë pse ambasadori Avraham Neguise u kërkua të largohej nga aktiviteti i së hënës, i cili u zhvillua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Reflektimit mbi Gjenocidin në Ruandë, ku në vitin 1994 humbën jetën të paktën 800,000 njerëz.
Nuk dihet nëse kjo lëvizje ishte një formë proteste nga shtetet anëtare të AU-së kundër luftës së Izraelit në Gaza.