Ambasadori izraelit në Beograd: Nuk kishte gjenocid në Srebrenicë

Ambasadori i Izraelit në Serbi, Yahel Vilan, tha se Izraeli do të votonte për rezolutën për Srebrenicën në OKB nëse besonte se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.
“Ne kurrë nuk e kemi pranuar termin “gjenocid” për atë që ndodhi në Srebrenicë. Unë dua të përsëris: një krim shumë i rëndë lufte ka ndodhur patjetër atje, por nga këndvështrimi ynë, ai nuk përbën gjenocid”, theksoi Vilan, duke konfirmuar se ky ishte pozicioni i Izraelit.
Kjo nuk është hera e parë që Vilani shpreh këtë qëndrim gjatë mandatit të tij.



