Ambasadori i Kosovës Florian Qehaja uron Izet Mexhitin për fitoren

Kryetari i ardhshëm i Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka mirëpritur Ambasadorin e Kosovës në RMV, Florian Qehajën i cili i ka uruar fitoren.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Florian Qehaja, i cili erdhi për të më uruar për fitoren.
Kjo vizitë ka një domethënie të veçantë, jo vetëm si urim personal, por si shenjë e lidhjes së fortë mes dy vendeve tona, mes dy popujve tanë që ndajnë të njëjtën gjuhë, ndjenjë dhe ideal.
Faleminderit z. Qehaja për urimet dhe respektin.
Miqësia, bashkëpunimi dhe afërsia mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë dhe do të mbeten themel i së ardhmes sonë të përbashkët”, ka shkruar Mexhiti.



