Ambasadori amerikan në Izrael: Si mundet Norvegjia të qëndrojë në anën e regjimeve totalitare islamike?

Ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Norvegjisë në raport me gjenocidin izraelit në Gaza, duke e cilësuar politikën e Oslos “të pakuptueshme dhe kontradiktore” me vlerat që ajo vetë pretendon të përfaqësojë.
Në një deklaratë për mediat izraelite, Huckabee u shpreh se Norvegjia, si një shtet demokratik dhe liberal, nuk duhet të vendoset në të njëjtën anë me regjime autoritare që mohojnë liritë themelore të njeriut.
“Mendoj se Norvegjia duhet ta dijë më mirë. Ka shumë më tepër gjëra që Norvegjia ka të përbashkëta me Izraelin sesa me kombet totalitare me natyrë islamike, të cilat nuk lejojnë lirinë e shprehjes apo zgjedhje të lira”, tha Huckabee.
Diplomati amerikan shtoi se nuk e kupton dot logjikën politike pas këtij qëndrimi:
“Pse do të qëndronte Norvegjia – një vend që krenohet me lirinë dhe liberalizmin e vet – në anën e një botëkuptimi që mohon gjithçka për të cilën ajo supozohet se qëndron? Nuk e kuptoj këtë dhe nuk mund ta shpjegoj.”
Deklarata e Huckabee-t vjen në një moment kur disa vende evropiane, përfshirë Norvegjinë, kanë mbajtur qëndrime kritike ndaj Izraelit pas zhvillimeve të fundit në Rripin e Gazës dhe thirrjeve ndërkombëtare për ndaljen e ofensivës ushtarake.