Alternativa – Dega Saraj formon nëndegën në fshatin Gërçec

“Sonte, në prani të Ministrit për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, zëvendës-sekretarit të Kuvendit, Ibush Jusufi, dhe kryetarit të degës së Sarajit, Muhamed Zenuni, u formua nëndega e fshatit Gërçec. Për kryetar të kësaj nëndege u zgjodh Xhemil Sali.
Në një atmosferë demokratike, kuvendi i nëndegës së Gërçecit njëzëri votoi për kandidatin Xhemil Sali, duke e besuar atë për udhëheqjen e kësaj strukture lokale.
Alternativa mbetet e përkushtuar për shtrirjen dhe riformatimin e saj në çdo vendbanim shqiptar, duke synuar përfaqësim dinjitoz”, thuhet në njoftimin e Alternativës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button