Alonso rrezikon shkarkimin pas humbjes me Celta Vigon

Tensionet te Real Madridi vetëm sa po rriten.
Trajneri Xabi Alonso, po rrezikon shumë seriozisht shkarkimin pas humbjes 2:0 ndaj Celta Vigos.
Mediat spanjolle, kanë raportuar se drejtuesit e ‘Los Blancos’, kanë diskutuar gjatë natës për të ardhmen e trajnerit dhe vendimtare pritet të jetë ndeshja e Ligës së Kampionëve të mërkurën kundër Manchester Cityt.
Humbja dhe, mbi të gjitha, performanca e ekipit nuk kanë kënaqur drejtuesit e Madridit, të cilët i kanë dhënë Alonso kohë deri të mërkurën për të reaguar.
Nëse ekipi nuk arrin një rezultat pozitiv ndaj skuadrës së Pep Guardiolës, shkarkimi i tij pritet të jetë i pashmangshëm.
Mediat atje kanë nisur edhe spekulimet rreth pasardhësit, transmeton Klankosova.tv.
Ndër emrat që po përmenden janë: Jurgen Klopp, Santiago Solari dhe Alvaro Arbeloa.
Ndërkaq, kthimi i legjendës së klubit, Zinedine Zidane, duket i pamundur pasi që synon të marrë drejtimin e kombëtares së tij pas Kupës së Botës 2026.
Pas humbjes, Alonso deklaroi:
“Jam i zemëruar, por jemi të gjithë të bashkuar. Humbjet dhembin, por duhet të shohim përpara. Liga e Kampionëve vjen të mërkurën dhe duhet të tregojmë një tjetër anë. A rrezikoj vendin tim? Është një ndeshje që vlen tre pikë në Ligën e Kampionëve.”
“Los Blancos” kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga ekipi, ndërsa tifozët dhe mediat presin me padurim zhvillimet e ditëve të ardhshme.



