Aliu: Brenda dy ditëve janë kontrolluar mbi 200 persona në kuadër të skriningut në Trubarevë

Gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar mbi 100 persona në dy punktet në Trubarevë, prej të cilëve tetë janë dërguar në Klinikën e Pulmologjisë për shkak të sëmundjeve kronike për të cilat nuk kishin bërë kontrolle të rregullta për një kohë të gjatë.
Siç informoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sipas të dhënave nga ekipet e Klinikës së Pulmologjisë, pacientët e dërguar në klinikë kishin simptoma të vështirësive në frymëmarrje, kollë të thatë dhe shtrëngim në gjoks.
Në kuadër të skrinimit janë identifikuar edhe pacientë me tension të lartë të gjakut, të cilët janë këshilluar të paraqiten te mjeku amë për ekzaminime të mëtejshme.