Ali Ahmeti thotë se loja s’ka fillu akoma

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, si bartës i koalicionit të qujtur “Fronti Europian”, gjatë një takimi me organet e të gjitha partive që janë pjesë e koalicionit, ka falenderuar të gjithë për aktivitetin dhe rezultatin e treguar në zgjedhje.
Ahmeti nuk përmendi asgjë të re përveç zotimit të gjithë liderëve shqiptarë në RMV se do të bashkëpunojnë vetëm me ato parti politike që pranojnë të mbështesin ndryshimet kushtetuese për integrimin e vendit në BE.
Ahmeti në fund të fjalimit tha: Dalshim faqebardhë në të gjitha përballjet që i kemi përpara. Loja s’ka fillu akoma”.



