Ali Ahmeti: O une s’tërhiqna ene s’jam hajdut e as partinë s’i kam hajduta

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar sot për herë të parë pas zgjedhjeve të 19 tetorit, duke hedhur poshtë zërat për dorëheqjen e tij nga udhëheqja e partisë. Në një konferencë për media, Ahmeti u shpreh me tone të ashpra, duke theksuar se BDI-ja mbetet fituese dhe se nuk ka arsye për t’u tërhequr.

“Përse të tërhiqem more vëlla, a i dëgjoni, a keni vesh a skini, kush ka fituar, humbësi duhet të tërhiqet, jo fituesi, a i dëshironi dokumentet, shkoni në KSHZ verifikoni dhe nëse verifikuar për 25 vjet një humbje të Ali Ahmetit, atëherë hajdeni flasim”, deklaroi Ahmeti.

Lideri i BDI-së theksoi se rezultati i zgjedhjeve dëshmon qartë përkrahjen që partia e tij vazhdon të gëzojë në elektorat, duke nënvizuar se “fituesi nuk largohet, por vazhdon punën për të ardhmen e vendit”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button