Ali Ahmeti e pranon me gojën e vet se plagosja në Haraçinë është “telashe e BDI-së”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e quajti akt kriminal gjuajtjen me armë gjatë ditës së djeshme në Haraçinë, ku mbetën të plagosur dy persona, ndërsa cak ishte kryetari i komunës Ridvan Ibrahimi.
Ahmeti tha se bëhet fjalë për akti kriminal, për të cilin nuk beson se ka prapavijë politike dhe fton organet e drejtësisë të bëjnë punën e vet.
I pyetur për ngatërresat që kanë pasur ish kryetari i komunës Brahim Ajvazi me kryetarin aktual Ridvan Ibrahimi, Ahmeti tha se është bërë e pamundura që këta dy të pajtohen.
“Sigurisht që është biseduar më herët, për t’i tejkaluar sa i takon dallimeve mes z.Ajvazi dhe kryetarit të komunës, por ne kemi bërë të pamundurën, por ja që nuk ka funksionuar e gjithë ajo që e kemi bërë”, theksoi Ahmeti.



